Vdes brenda spitalit mjeku i dënuar, nisin menjëherë hetimet

Jil
Jil
2 Min Read

Një mjek i Spitalit të Përgjithshëm në Pejë, i identifikuar si Reshat Emra, ka vdekur në vendin e tij të punës këtë të shtunë. Lajmin për Kosovapress e  ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, duke bërë të ditur se dyshimet fillestare janë se bëhet fjalë për vdekje natyrale.

Zëdhënësi i kësaj prokurorie, Shkodran Nikçi, ka thënë se për t’i hequr të gjitha dyshimet, Prokurori i Shtetit ka kërkuar nga Policia e Kosovës që të kontrollohen pamjet e kamerave të sigurisë.

“Prokurori i Krimeve të Rënda dhe Policia e Kosovës kanë dal në vendin e ngjarjes. Dyshimet fillestare janë se është vdekje natyrale. Mirëpo, për t’i hequr te gjitha dyshimet, Prokurori i Shtetit ka kërkuar nga Policia e Kosovës të kontrollohen të gjitha pamjet e kamerave të sigurisë”, ka deklaruar Nikçi për Kosovapress.

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Mjeku Reshat Emra i dënuar më parë me 3 muaj burg pasi çonte pacientët e tij në një spital privat

Mjeku Reshat Emra është dënuar me 3 muaj burg nga Gjykata Themelore në Gjakovë pasi u gjet fajtor në akuzën për shpërdorim të detyrës zyrtare ose autorizimit.
Rasti ndaj këtij mjeku ishte kthyer në rigjykim nga Gjykata e Apelit pas ankesës së palës mbrojtëse pasi ishin vërejtur disa shkelje procedurale gjatë gjykimit të parë në të cilin Emra kishte marrë të njëjtën masë dënimi.

Reshat Emra akuzohej se nga viti 2010 e deri në vitin 2012 ka keqpërdorur detyrën zyrtare në atë mënyrë që ka dërguar pacientë nga spitali rajonal i Pejës në spitalin privat “Heart” ne Gjakovë dhe si shpërblim kishte marrë mjete financiare ne vlerë prej 3644 euro nga drejtori i këtij spitali Hajrullah Binakaj.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *