Vdes në aksident zyrtari pro rus i rajonit të Khersonit

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Kirill Stremousov, nënkryetari i vendosur nga Rusia në rajonin jugor Kherson të Ukrainës, ka humbur jetën në një aksident automobilistik ditën e sotme, sipas një njoftimi të agjencive të lajmeve ruse, shkruan The Guardian.

Stremousov ishte një nga figurat më të spikatura të pushtimit rus të Ukrainës, i cili përdori mediat sociale për të bërë deklarata të ashpra. Agjencia e lajmeve TASS tha se shërbimi për shtyp i kr

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar kët

eut të rajonit kishte konfirmuar vdekjen e tij.

Rrethanat janë ende të paqarta.

Rusia aneksoi rajonin jugor Kherson të Ukrainës dhe tre të tjerë muajin e kaluar nëpërmjet referendumeve, të cilësuara si të paligjshme nga Kievi dhe Perëndimi. Stremousov kishte postuar përditësime të rregullta së bashku me video në mediat sociale për situatën në vijën e frontit.

Kohët e fundit ai u kishte kërkuar civilëve të largoheshin nga bregu perëndimor i lumit Dnipro përballë një kundërofensive në rritje të forcave ukrainase.

Nderkohe me forcat ruse që vazhdojnë të synojnë infrastrukturën kritike të Ukrainës, rrjetin elektrik dhe termocentralet, vendet e Europës Lindore po përgatiten për një valë të re refugjatësh ukrainas gjatë muajve të dimrit, sipas The Guardian.

Aktualisht ka 6.9 milionë njerëz që vlerësohet të jenë të zhvendosur brenda vendit në Ukrainë, dhe vendet në kufi me Ukrainën po rihapin tani qendrat e pritjes dhe po rimbushin furnizimet ushqimore në përgatitje për mbërritjen e qindra mijëra emigrantëve.

“Një rritje në shifra po ndihet dhe pritet. Aktualisht është rritur me 15%,” tha për Reuters Roman Dohovic, një koordinator i ndihmës për qytetin lindor sllovak të Kosice.

“Ne kemi marrë njoftim nga njerëz që tashmë janë duke qëndruar në Kosice dhe po kërkojnë strehim për anëtarët e familjes dhe të njohurit që janë ende në Ukrainë.”

Agjencia e OKB-së për refugjatët UNHCR raporton se rreth 4.5 milionë refugjatë ukrainas janë aktualisht të regjistruar në të gjithë Europën.

Pas një rritjeje fillestare pas pushtimit të Rusisë më 24 shkurt, numri i refugjatëve që u larguan nga Ukraina shënoi rënie në fund të pranverës, me disa që u kthyen pasi forcat e tyre ukrainase çliruan territoret e tyre.

Scroll to Top