“Vdiq dhe një gango”/ Nga vëllai i Jetnis Dollapit tek Cllevio, dedikimet për Lear Kurtin: Do më marri malli

Jil
Jil
2 Min Read

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Edhe nga personazhet e njohur ka patur dedikime për 32-vjeçarin  nga Tirana Lear Kurti, i cili vdiq në duart e Policisë, pasi dyshohet se kishte gëlltitur një sasie kokaine nga frika e uniformave blu.

Një prej reagime ka ardhur nga reperi Kleviol Ahmeti, i njohur ndryshe si Cllevio, i cili siç duket ka qenë shok me Lear Kurtin.

“Vdiq dhe një gango. Pse kështu do humbim shok çdo muaj?! Sa më ke mërzit o Lear, kakami vogël. Normal se do më marri malli për ty. Do vi të pi cigare te vila jote fundit”, shkruan reperi në një dedikim në rrjetin e tij social Instagram.

"Vdiq dhe një gango"/ Nga vëllai i Jetnis Dollapit tek

"Vdiq dhe një gango"/ Nga vëllai i Jetnis Dollapit tek

Ai gjithashtu ka postuar edhe bisedën në Whats App, ku shkruhet “Vllai Leari jam”, teksa ka postuar dhe një video nga shtëpia e tij, ku krahas saj shkruan: “Leari Parkut, Love u gango”.

Një reagim tjetër ka ardhur dhe nga Adonis Dollapi, vëllai i Jetnis Dollapit. Ai ka postuar një foto të Lear Kurtit në Tik Tok dhe krahas saj shkruan “R.I.P. Lari”.

Vdekja e të riut sipas Prokurorisë së Tiranës dhe Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore ka ndodhur si pasojë e gëlltitjes së një qeseje të bardhë, me përmasa 5×5 cm, e cila dyshohet se përmbante lëndë narkotike e llojit kokainë.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *