Vdiq natën e ndërrimit të viteve, del autopsia për 17-vjeçarin shqiptar

Jil
Jil
1 Min Read

Flakët që përfshinë godinën, por edhe tymi i madh ka qenë shkaku i vdekjes së 17-vjeçarit shqiptar, Ledjan Imeraj në Itali, i cili vdiq natën e ndërrimit të viteve, pasi qendra e të miturve u përfshi nga zjarri.

Ky është rezultati i autopsisë, i kryer nga mjeku ligjor Carlo Moreschi, i cili raportoi rezultatet e para në Prokurorinë Publike dhe raportin përfundimtar do ta dërgojë në javët e ardhshme.

Karabinierët e Udine kanë marrë në pyetje fëmijët dhe operatorin e pranishëm në momentin e zjarrit dhe kanë marrë të gjithë dokumentacionin në lidhje me qendrën.

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Me rëndësi thelbësore për hetimet do të jetë vlerësimi i ndërtesës që i është besuar inxhinieres Federica Angeli.

Hetimet vazhdojnë, ndërsa operatori 44-vjeçar, i cili ndodhet në spital mund të japë detaje që do të cojnë në zbardhjen e vërtetë të ngjarjes.

“Klienti im – thotë avokati Maurizio Landelli mund të shkojë në shtëpi brenda javës. Ai është gjithnjë e më i tronditur dhe i vjen keq dhe po përjeton vazhdimisht makthin e ngjarjes”.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *