Vendimarrja e politikës monetare, Sejko: Norma bazë e interesit mbetet e pandryshuar në nivelin 2.75%, inflacioni i lartë

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko deklaroi sot në një konferencë për shtyp se norma bazë e interesit do të mbahet e pandryshuar në nivelin e 2.75%.

Sejko theksoi se në mbledhjen e Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë u rikonfirmua se niveli i inflacionit është ende në nivele të larta dhe po kërcënon rritjen e qëndrueshme dhe afatgjatë ekonomike të vendit.

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

SejkoRritja ekonomike pritet të mbetet e moderuar edhe në gjysmën e parë të vitit të ardhshëm dhe të konvergojë gradualisht ndaj normave të saj historike në periudhën në vijim duke afruar raportet më të balancuara midis kërkesës dhe ofertës në vend. Përditësimi i projeksioneve për të ardhmen ka konfirmuar pritjet tona të mëparshme. Bazuar në sa më sipër, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi në mbledhjen e sotme të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit 2.75%. Të mbajë të pandryshuar normën  e interesit të kredisë një ditore në nivelin e 3.75% dhe gjithashtu të mbajë të pandryshuar normën e interesit të depozitës një ditore në nivelin e 1.75%. Këshilli Mbikëqyrës rikonfirmon se presionet e larta inflacioniste mbeten rreziku kryesor mbi rritjen e qëndrueshme dhe afatgjatë të vendit.

Si autoritet monetar i vendit , si institucion kushtetues i ngarkuar me një sërë funksionesh të cilat promovojnë zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik dhe shoqëror të vendit. Banka e Shqipërisë ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në përballimin e këtyre sfidave. Në vijim do të rendis disa prej drejtimeve kryesore të punës tonë. Së pari kemi iniciuar një cikël normalizimi të qëndrimit të politikës monetare gjatë vitit 2022, duke rritur normën bazë të interesit nga minimumi i saj historik prej 0.5% në fillim të vitit në nivelin e 2.75% në fund të këtij viti.

Ky aksion i politikës sonë monetare ishte i ngjashëm me atë të të gjithë bankave qendrore anë e mbanë globit. Ky aksion u motivua nga goditja e fortë dhe e paprecedentë e rritjes së çmimeve në tregun e huaj. Goditje e cila buroi nga agresioni i papritur ushtarak i Rusisë në Ukrainë dhe që kërcënoi stabilitetin e çmimeve kudo në botë.

Normalizimi i qëndrimit të politikës monetare ishte një proces i nevojshëm dhe i kujdesshëm, sepse ai krijon premisat e domosdoshme për respektimin e objektivit tonë të inflacionit, ç’ka është dhe mbetet mandati ynë ligjor por edhe kontributi ynë më i mirë që ne mund të japim për rritjen ekonomike dhe mirëqenien shoqërore të vendit në afatmesëm dhe afatgjatë. Historia e ekonomisë na mëson se periudhat me inflacion të lartë shoqërohen me rritje të ulët e të luhatshme ekonomike, me më pak vende pune të krijuara dhe me paga e të ardhura më të ulëta për një pjesë të madhe të shoqërisë.

Në të njëjtën kohë ky proces ka qenë i kujdesshëm i udhëhequr nga analiza e kujdesshme e informacionit të ri duke synuar që masat monetare të kenë një ndikim sa më të ulët mbi aktivitetin ekonomik të vendit. Kjo filozofi do na udhëheqë në vendimmarrjen e politikës tonë monetare edhe gjatë vitit të ardhshëm. Së dyti ne kemi kontribuar në afrimin e një sistemi financiar të shëndoshë dhe efikas. Kjo nëpërmjet forcimit  të kuadrit ligjor dhe rregullator, nëpërmjet mbikëqyrjes së kujdesshme të veprimtarisë bankare dhe bashkëpunimit intensiv me autoritetet homologe, si dhe nëpërmjet luftës ndaj pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit./tvklan.al

Scroll to Top