VIDEO/ Aurona me pranga në duar, dalin pamjet e tre infermiereve në dyert e gjykatës

Jil
Jil
1 Min Read

Tre infermieret e dyshuara për dhunën ndaj të moshuarës tek Azili në Pejë, Aurona Pelaj, Altina Rexhepi dhe Remzie Kuqi, kanë dalë ditën e sotme para gjykatës.

Në një video të publikuar nga mediat kosovare shihen tri të dyshuarat duke u futur në sallën e gjykatës. Gjithsesi, seanca gjyqësore është shtyrë me kërkesë të avokatëve të tre infermiereve të arrestuara, ndërsa nuk bëhet e ditur arsyeja.

Aurona Pelaj akuzohet për dhunimin e të moshuarës, ndërsa Altina Rexhepi dhe Remzie Kuqi ndyshohen për veprat “Dhënia e ndihmës” në

Pamjet kur Aurona Pelaj dhunonte me shuplaka dhe shkelma të moshuarën në azilin e pleqëve tronditën opinionin publik në Kosovë dhe Shqipëri, si dhe pati reagime të shumta.

Teksa Pelaj qëllonte të moshuarën, koleget e saj regjistronin skenën dhe zbaviteshin. Pas publikimit të pamjeve, e moshuara u nxorr menjëherë nga qendra nga familjarët. 

Nga ana tjetër, Oda e Infermierëve të Kosovës ka vendosur që t’ua tërheqë licencën infermiereve që ishin të përfshira në rastin e rrahjes së të moshuarës në Shtëpinë e Pleqve në Pejë.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *