JiL.al - Jeto i Lumtur

VIDEO/ Autoritetet suedeze japin alarmin, raportohet një tjetër rrjedhje në gazsjellësin Nord Stream

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Autoritetet suedeze kanë raportuar një rrjedhje të katërt në një nga dy tubacionet Nord Stream që liderët e BE besojnë se u bë objekt sabotimi në fillim të javës.

Dy rrjedhjet në ujërat suedeze ishin afër njëra-tjetrës, “në të njëjtin sektor”, tha një oficer i rojes bregdetare për gazetën Svenska Dagbladet.

Dagens Nyheter raportoi se një këputje, në Nord Stream 2, po shkaktonte një rreth flluskash në sipërfaqe prej rreth 900 metra në diametër dhe tjetra, që vinte nga një rrjedhje në Nord Stream 1, rreth 200 metra.

Gazi natyror po derdhet në Detin Baltik nga të dy tubacionet Nord Stream që nga e hëna. Ato janë ndërtuar për të transportuar gaz nga Rusia në Gjermani, por Nord Stream 2 nuk është aktivizuar kurrë dhe Nord Stream 1 ka qenë jashtë funksionit që nga fillimi i shtatorit. Të dy, megjithatë, ishin të ngarkuar me gaz kur ndodhën këputjet.

Sizmologët në Suedi dhe Danimarkë regjistruan shpërthime nënujore pranë ishullit Bornholm të hënën në mëngjes dhe të hënën në mbrëmje, duke sugjeruar një akt të qëllimshëm sabotimi.

Një sizmolog i cituar nga Svenska Dagbladet nuk përjashtoi mundësinë e një shpërthimi të tretë. Agjencitë gjermane të sigurisë besojnë se dëmtimi i ka bërë tubacionet në det të hapur të papërdorshëm përgjithmonë.

Ekspertët teknikë thonë se tubacionet do të bëhen më të vështira për t’u riparuar pasi i gjithë gazi të ketë ikur dhe ata të mbushen me ujë deti dhe të fillojnë të gërryhen. “Tapat e akullit” që bllokojnë tubacionet mund të pengojnë më tej punimet e riparimit. Rusia dhe aleatët e NATO-s kanë shkëmbyer drejtpërdrejt ose tërthorazi fajin për këputjet në tubacionet, të cilat janë pjesë në pronësi të shtetit rus dhe pjesërisht nga kompanitë evropiane të energjisë.

Suedia është në procesin e anëtarësimit në NATO dhe anëtarësimi i Danimarkës vjen me kufizime ushtarake, por Zakharova i quajti ato “vende me qendër NATO-n”. Ukraina, Polonia, shtetet baltike dhe SHBA-të – përfshirë ish-presidentin e saj Donald Trump – kanë qenë kritikë të ashpër të gazsjellësit Nord Stream dhe Gjermania ka shpallur synimin e saj të heqë plotësisht gazin rus dhe Gazprom i ka ulur furnizimet pothuajse në zero.

Që një aleat i NATO-s të kishte kryer një akt sabotimi në një pjesë të infrastrukturës pjesërisht në pronësi të kompanive evropiane do të kishte nënkuptuar shumë rrezik politik për pak përfitim, por që Rusia të shkatërronte asetet e veta materiale dhe politike do të dukej gjithashtu se sfidonte logjikën.

Disa politikanë evropianë sugjeruan se Rusia mund t’i kishte kryer shpërthimet me qëllim që të shkaktonte kërdi të mëtejshme me çmimet e gazit ose të demonstronte aftësinë e saj për të dëmtuar infrastrukturën energjetike të Evropës.

Scroll to Top