Luiz Ejlli ka deklaruar në ‘Big Brother VIP Albania’ se vëllai i madh nuk bën asnjëherë dy gjëra njësoj. Mirëpo për këtë të fundit ka gabuar. Sot, vëllai i Madh u dha mundësi banorëve të riluajnë lojën me litar, lojë të cilën e kanë realizuar një herë, mirëpo dështuan. Këtë herë banorët do të kenë mundësi të luajnë me të njejtat rregulla si herën e kaluar. Ata do të ndahen në dy grupe, ku Ermiona do të jetë lidere e grupit të parë, me pjestarë Luizin, Oltën, Kiarën Dean dhe Beati.
Ndërsa grupi i dytë me Evën lidere, do të ketë pjestarë Armaldon, Kristin, Keisin Tanin dhe Nitën. Banorët do të qëndrojnë 24 orë lidhur me njëri tjetrin, duke mos e shkëputur për asnjë moment litarin.