JiL.al - Jeto i Lumtur

VIDEO/ Erdhi furishëm nga deti dhe ngriti gjithçka në ajër, pamje të frikshme nga tornadoja në Itali

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Një tornado mori para gjithçka pasditen e djeshme në bregdetin e Guardia Piemontese në Kozenca të Italisë.

Era e fortë erdhi nga deti dhe krahas dallgëve goditi furishëm bregun duke hedhur në ajër çadra dhe shezlongë që gjendeshin në breg.

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Një numër i madh pushuesish u kapën të papërgatitur nga tornadoja duke pësuar edhe dëmtime të vogla fizike për shkak të sendeve që u hodhën në ajër.

Pavarësisht paralajmërimee, shumë pushues zgjodhën të rrinin në breg të detit për të fiksuar me celularin e tyre tornadon, por kjo nuk rezultoi një eksperiencë e mirë.

Edhe në vendin tonë meterologët kanë parashikuar që fundjava do të shoqërohet me shira të rrëmbyeshëm, erë dhe shkarkesa elektrike..jetoilumtu.al/

 

 

Scroll to Top