(VIDEO) Si u la në mëshirë të fatit 25-vjeçarja në një pishinë në Tiranë, djali që e shoqëronte s’dinte not

Jil
Jil
2 Min Read
(VIDEO) Si u la në mëshirë të fatit 25-vjeçarja

Pamjet e rënda që shihni tregojnë momentin kur 25-vjeçarja Enkeleda Trungu për pak sa nuk humbi jetën në një pishinë në periferi të kryeqytetit. Vajza ka qenë në një pishinë bashkë me një djalë dhe në një moment teksa të dy laheshin ajo nis të zhytet.

Nga pamjet duket Trungu që futet në pishinë me 33-vjeçarin Orjolin Mete, i cili ka në dorë një celular dhe filmon zhytjet e vajzës.

Pasi qëndrojnë disa minuta aty, ndërkohë që nuk ka asnjë person nga stafi i kompleksit përreth që të kujdeset për vizitorët që frekuentojnë pishinën, vajza zhytet në ujë dhe nuk del më.

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Po ashtu, nga pamjet duket edhe se si Mete tenton dy herë të kuptojë se çfarë po ndodh më Enkeledën, e cila është në ujë ndërkohë. Ndonëse djali sheh përreth dhe thërret që dikush ta ndihmojë, pak më vonë shfaqet stafi dhe nisin të zhyten në ujë, ndërsa nxjerrin nga pishina vajzën.

Më pas ata nisin që t’i bëjnë 25-vjeçares frymëmarrje artificiale, për të bërë të mundur nxjerrjen e ujit që ajo kishte pirë. Tashmë e reja ndodhet në gjendje të rëndë në spital. Ndërkohë, i riu deklaroi në polici se nuk dinte not

jetoilumtu.al/

burimi lajmifundit.al/

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *