Vijon operacioni ndaj grupit kriminal në Korçë, shkon në 26 numri i të arrestuarve

Jil
Jil
3 Min Read

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar kët

Vijon operacioni “Knock Down 2”, i finalizuar një javë më parë.

Vihen në pranga 3 shtetas të tjerë. Shkon në 26 numri i të ndaluarve dhe në 9 numri i të shpallurve në kërkim.

Sekuestrohet një tjetër sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa

Policia ka publikuar pamjet e megaoperacionit të koduar “Knock Down 2”, ku gjatë mbrëmjes së sotme u finalizua faza e dytë e në Korçë dhe u arrestuan 23 persona për prodhim dhe shpërndarje droge.

Gjatë dy fazave të këtij megaoperacioni, u sekuestruan sasi të konsiderueshme kokaine, heroine e kanabis të ndara në doza gati për shitje, shuma të konsiderueshme në lekë, paund, euro dhe dollarë.

Në kuadër të të dy fazave të megaoperacionit, janë proceduar penalisht 197 persona, nga të cilët 54 janë arrestuar, 16 janë shpallur në kërkim dhe vijon hetimi për 127 persona të tjerë.

Megaoperacioni vijon.

Në vijim të operacionit antidrogë të koduar “Knock Down 2”, të finalizuar më datë 28.10.2022, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, si dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore, të personave të dyshuar si të implikuar në këtë aktivitet kriminal, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

– S. J., 31 vjeç, J. R., 19 vjeç dhe E. T., 35 vjeç, banues në Korçë.

Shërbimet e Policisë, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative se këta shtetas ushtronin aktivitetin e shpërndarjes së lëndëve narkotike, në qytetin e Korçës, organizuan punën dhe bënë të mundur lokalizimin e tyre në rrugën Ravonik-Korçë, gjatë kohës që ata po lëviznin me automjetin tip “Renault”, që drejtohej nga shtetasi J. R. Gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj këtij shtetasi, u gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa. Në vijim të veprimeve procedurale, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit S. J., u gjet dhe u sekuestrua një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa.


Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *