Vinin nga Shqipëria, shumë e madhe parash, drogë dhe ar! Goditet rasti i kontrabandës në Dortmund..

Jil
Jil
2 Min Read

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Një rast i kontrabadës është goditur nga Policia gjermane. Në kuadër të operacionit janë sekuestruar një shumë e madhe parash, përfshirë edhe ar, drogë si edhe një thikë.

Sipas mediave gjermane nga 2 deri në 11 gusht zyrtarët doganorë në aeroportin e Dortmundit kanë zbuluar tetë raste të tilla.

Në 2 gusht në bagazhin e një udhëtari është gjetur një thikë me çelës. Gjithashtu një gjysmë gram marijuanë u zbulua pasi një burrë synonte ta kalonte në Poloni në të cilën e kishte ndarë në 60 tableta.

Ndërkohë u bënë përpjekje edhe për të futur në mënyrë ilegale edhe bizhuteri, ku për këtë rast u kapën tre persona. Ata synonin të importonin bizhuteri ari të paregjistruara me vlerë rreth 3700, 1300 dhe 5100 euro.

Gjithashtu u bë me dije se një grua kishte me vete 15300 euro . Sakaq në doganë janë sekuestruar 130 mijë euro nën dyshimin për pastrim parash. Por mediat e huaja shkruajnë se sipas personit janë të ardhura nga shitja e makinave në Shqipëri, të cilat ai duhet t’i sjellë në Gjermani për punëdhënësin e tij.

Megjithatë, ai nuk ka mundur të sigurojë prova të shitjes, prandaj paratë janë sekuestruar. Tashmë do të kryhet një procedurë, që do të jetë vendimtare për çdo hetim.jetoilumtu.al/

burimi lajmifundit.al/

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *