JiL.al - Jeto i Lumtur

Vjedhja e WhatsApp shkakton “tërmet” mes politikanëve në Tiranë, ekspertët shpjegojnë detajet

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Ekspertët e IT Gentian Progni dhe Besmir Semanaj të ftuar në studion e ABC Live kanë dhënë disa informacione mbi të dhënat e publikuara së fundmi në ‘darkweb’ dhe kanë rekomanduar për qytetarët që të bëjnë kujdes para se të klikojnë një link.

Ekspertët u shprehën se kishte në përgjithësi një axhitim nga qytetarët dhe zyrtarët, pasi në Shqipëri punohet kryesisht me WhatsApp. Ndërkohë që autoritetet shqiptare po e lënë në heshtje, si dhe nuk kanë dalë me udhëzime për qytetarët për ti ndihmuar ata dhe për ti mbrojtur nga hakerimet

Sipas Prognit, këtë radhë kemi të bëjmë me një publikim në ‘Darkweb’, i cili është një rrjet global interneti, dhe i cili nuk mund të aksesohet nga të gjithë përdoruesit..

‘Janë publikuar disa të dhëna që nga viti 2019, vit në të cilin sulmi nisi në kryeministri, më pas në gjykata, dhe solli një panik të madh të qytetarët dhe te zyrtarët, ndërkohë që sot postimi është fshirë si postim në ‘darkweb’, tha eksperti i IT Gentian Progni.

Postimi, i cili kishte që nga viti 2019 i publikuar në ‘darkweb’, përmbante një listë më 500 mijë numra telefoni dhe është ri-publikuar nga CEO i Binance.

Për ekspertin e IT Gentian Progni ‘publikimi u bë nga CEO i Binance, një ditë pasi bëri një takim me kryeministrin e Shqipërisë Rama. Nuk kemi ndonjë publikim zyrtar apo deklaratë nga autoritetet shqiptare.

Realisht aty postimi nuk ishte i saktë dhe i sqaruar, janë user database, apo listë numrash. Diskutohet që mund të ketë qenë vetëm listë numrash. Nuk është se bën më përshtypje…’ tha Progni.

Ndërkohë që eksperti tjetër i IT Besmir Semanaj ‘u pa një axhitim i qytetarëve shqiptarë, edhe i politikanëve shqiptarë, tashmë postimi është fshirë, mundësia më e madhe mund të ishin thjesht numra telefoni, pa emra, pa të dhëna të tjera, ky axhitim, nuk është parë kur kanë dalur 4 milionë numra në Shqipëri’.

Aktualisht nga autoritetet shqiptare nuk ka pasur ndonjë reagim zyrtar./Abcnews

Scroll to Top