JiL.al - Jeto i Lumtur

Vodhën para dhe sende personale, arrestohet 17-vjeçari dhe shpallet në kërkim një tjetër

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Një 17-vjeçar është vënë në pranga për grabitje dhe kanosje. Uniformat blu në Tiranë kanë njoftuar se janë proceduar penalisht edhe 2 të mitur, 14-vjeçarë, ndërsa është shpallur në kërkim bashkëpunëtori i tyre, një 17-vjeçar me iniciale O.M.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3, Tiranë, në vijim të operacionit policor të koduar “Saga”, kanë zhvilluar hetime për dokumentimin e rasteve të vjedhjeve të ndodhura në juridiksionin e këtij Komisariati. Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua në flagrancë shtetasi A. L., 17 vjeç, si dhe u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për dy shtetas 14 vjeç. Gjithashtu, u shpall në kërkim bashkëpunëtori i tyre, shtetasi O. M., 17 vjeç”,

 njoftoi policia.  

Të rinjtë gjatë ditëve të fundit, iu kanë vjedhur shuma parash dhe sende personale, 3 personave, duke i kanosur ata me mjete prerëse. Në cilësinë e provës materiale, u sekuestruan sende personale, të dyshuara të vjedhura.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme./tvklan.al

Scroll to Top