Vodhi para, karta banke dhe 2 celularë brenda një makine, arrestohet 25-vjeçari në Sarandë

Jil
Jil
2 Min Read

Bordi i Transparencës në datë 7 Korrik 2022, në mbledhjen e radhës vendosi:

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 235 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 223 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 227 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 215 ekë/litër.

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu.

 

NJOFTIMI I POLICISË

Finalizohet operacioni policor i koduar “Silence”, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Sarandë.

Vodhi një sasi parash dhe sende personale, në një automjet, identifikohet dhe arrestohet në flagrancë 25-vjeçari, i dënuar më parë për të njëjtën vepër penale.

Në pranga edhe një shtetas tjetër, për moskallëzim krimi.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve të ndodhura më parë, kapjen dhe vënien para përgjegjësisë penale të autorëve, kanë zhvilluar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Silence”, në kuadër të të cilit bënë arrestimin e shtetasve:

Xh. K., 25 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja” dhe B. H., 24 vjeç, banues në Berat.

Shtetasi Xh. K. dyshohet se ka vjedhur në një automjet, në Sarandë, një shumë parash, karta bankomati, 2 aparat celulare dhe 1 tabletë Smart.

Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasi B. H. ka qenë i pranishëm në momentin e vjedhjes, por nuk ka kallëzuar krimin në Polici.

Materialet i kaluan Prokurorisë panë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për veprat penale “Vjedhja”, në ngarkim të shtetasit Xh. K. dhe “Moskallëzim i krimit”, në ngarkim të shtetasit B. H.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *