Vodhi sende personale dhe para në një makinë, i riu nga Vlora kapet nga ”Shqiponjat”

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Një i ri është vënë në pranga nga efektivë të “Shqiponjave” në Vlorë, pasi është kapur në flagrancë duke vjedhur një automjet në lagjen “Uji i Ftohtë”.

Vodhi sende personale dhe një sasi parash, në një automjet, identifikohet dhe arrestohet në flagrancë 24-vjeçari.

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, pas marrjes së njoftimit se në lagjen “Uji i Ftohtë “, Vlorë, një shtetas po vidhte në një automjet, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe falë reagimit në kohë kanë kapur autorin e dyshuar.

Në vijim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan shtetasin M. K., 24 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Vjedhja”.

U sekuestruan në cilësinë e provës materiale sendet personale dhe shumë e parave që dyshohet se vodhi ky shtetas, në automjet.

Scroll to Top