Vranë mikun e Vis Martinajt dhe biznesmenin e njohur, burgim përjetë për Eduart Lamaj, 33 vite për “ndihmësin”

Jil
Jil
3 Min Read

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu.

KURBIN – Kjo masë dënimi është kërkuar nga prokuroria e Kurbinit e cila lexoi pretencën para gjykatës. Ilir Lika u arrestua në zonën e Yzberishtit në Tiranë, ndërsa Eduard Lamaj është ndaluar teksa merrte mjekim në ambientet e një klinike private në zonën e “Qytet Studentit”.

Lamaj, në këtë ngjarje mbeti i plagosur në këmbë, si pasojë e shkëmbimit të zjarrit që pati me njërin prej viktimave, Bujar Lika. Prokuroria në pretencën e saj ka pretenduar se Eduard Lamaj dhe Ilir Lika, kanë bashkëpunuar së bashku dhe me dy persona të tjerë, për vrasjen e Bujar Likës dhe Paulin Gjergjit.

Ndërsa në kërkim për këtë ngjarje të rëndë janë shpallur Klaudio Përkola dhe Oltion Vlashi, të cilët prej dy vite ende nuk janë arrestuar nga policia e Shtetit. Eduart Lamaj akuzohet se ka pasur rolin e ekzekutorit, ndërsa miqtë e tij Ilir Lika (Xhepaj), Klaudio Përkola dhe Oltion Vlashi në rolin e ndihmësit.

Sot gazetari Artan Hoxha publikoi pamjet e plota të kësaj vrasje, ku shihej se si Eduart Lamaj hynte brenda lokalit dhe masakroi me plumba kallashnikovi Bujar Likën dhe Paulin Gjergjin.

Sipas Hoxhës objektivi kryesor ka qenë Bujar Lika, i cili ka qenë krahu i djathtë i Ervis Martinajt. Ndërkohë Paulin Gjergji ka qenë rastësisht në tavolinë me mikun e tij.

Hoxha tregoi gjithashtu se pas atentatit të dytë që iu bë Ylli Ibrahimit, Ervis Martinaj i dhuroi atij një makinë të blinduar me targa të Shkupit, e njëjta që përdorte ditën e atentatit të fundit.

“Të gjitha ngjarjet që kanë ndodhur kësaj vere kanë një vijimësi, kanë lidhje me njëra tjetrën. Ylli Ibrahimi është një nga miqtë e Ervis Martinajt. Që nga ngjarja e viti 202o ku u vra Bujar Lika dhe Paulin Gjergji.

Ngjarja e 22 korrikut, ngjarja e 17 korrikut dhe më vonë është goditur Ibrahimi. Dhe goditja e tij ishte në Milot ku policia duhet të ishte aktive, ndodh ngjarja e dytë.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *