Dy shqiptarë të cilët kanë marrë pjesë në vitin 2017 në vrasjen e oficeri policie në Shqipëri janë akuzuar për grabitje dhe sulme të përgjakshme në Greqi.
Sipas mediave greke ata janë përfshirë në një përleshje të përgjakshme në një lokal në Vula.
Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
Pas hetimeve shumë mujore, policia greke ka arritur në përfundimin se gjatë përleshjes mes të paktën 7-8 shqiptarëve, mes tyre edhe grekë në lokalin e qytetit e cila dyshohej se shërbente për tregti të jashtëligjshme, mbetën të plagosur pesë prej tyre. Ndërkohë që pati edhe të shtëna ku për fat të mirë nuk prekën klientët e lokalit.
Ndërsa mediat greke kanë nxjerrë pamjet ku shqiptarët dhe grekët vrapojnë njëri pas tjetrit pas përleshjes.
Dy prej autorëve tashmë janë arrestuar, ndërsa njëri prej të akuzuarve ndodhet në paraburgim për një tjetër vepër penale.
Gjithçka duket se ka nisur, kur grupi i grekëve së bashku me një ose dy shqiptarë dhe një irakian kanë mbërritur me një xhip në lokali në Vula.
Sipas informacioneve të policisë nuk ka pasur një kurth të ngritur ndaj këtij grupi dhe nuk rezulton se ka pasur një komunikim për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mes tyre, shkruajnë mediat greke.
Ndërkaq, një shqiptar mes anëtarëve të këtij grupi duket se është zhvendosur në një tavolinë tjetër ku ishin ulur të paktën 5-6 persona, ndoshta bashkatdhetarë të tij. Në ato çaste nuk kishte tensione, siç përshkruajnë klientët.
Por duket se ky takim ka çuar në një incident verbal dhe për asnjë arsye të qartë, grekët dhe shumica tjetër shqiptarë kanë nxjerrë armët dhe thikat duke lënë të plagosur një shqiptar.…/jetoilumtu.al/
burimi lajmifundit.al/