Një 20-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane.
Sipas medieve fqinje, i riu ndodhej në zonë e kopshteve publike në Strada Rorine në Alba (Cuneo) kur pa një patrullë policie që po kontrollonte kalimtarët.
Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
20-vjeçari tentoi të arratisej, por ushtarakët (me rroba civile) e ndaluan. Gjatë kontrollit të riut shqiptar ju gjetën doza kokaine me vete dhe qindra euro.
Ndërsa në shtëpi karabinierët i gjetën dhe sekuestruan 1 kilogram kokainë të pastër, e cila nëse do të shitej me pakicë do të arrinte vlerën e 180 mijë eurove.
Gjithashtu në shtëpi u gjetën dhe 8 mijë euro cash.
Njëzet vjeçari u arrestua dhe u dërgua në burgun në Asti me akuzën e trafikut të lëndëve narkotike: kishte mbërritur në Itali pak ditë më parë, si mysafir i një bashkë-kombasi.…jetoilumtu.al/