JiL.al - Jeto i Lumtur

Vrasësi i Çekorjes ishte me motorr e skafandër, i vështirë identifikimi

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Merr lajme ekskluzive 

 Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Një person me motorr, me skafandër në kokë, është autori i vrasjes së 57-vjeçarit Ismet Çekorja. Kjo është ajo çfarë kanë evidentuar kamerat e sigurisë në vendngjarje, në lagjen “Guerrilë”, aty ku ekzekutua me 7 plumba pistolete 57-vjeçari Ismet Çekorja.

Burime pranë grupit hetimor në Policinë e Shkodrës bëjnë me dije se drejtuesi i motorçikletës ka mbërritur me motorr pranë vendit të ngjarjes, është ndalur, ka qëlluar ndaj 57-vjeçarit dhe më pas është larguar me shpejtësi.

Për shkak të skafandrës, është i pamundur identifikimi i autorit të ngjarjes por blutë e Shkodrës kanë bërë edhe sekuestrimin e kamerave të tjera të sigurisë në segmente të tjera, për të parë nëse në ndonjë moment ai ka çeduar duke hequr skafandrën, çka do të bënte të mundur identifikimin e tij.

Ngelet ende enigmë nëse 57-vjeçari është thirrur, nga një person për të dalë nga banesa edhe pse në momentin e ngjarjes, ai ka qenë disa metra larg banesës së tij pranë një dyqani të vogël duke konsumuar një birrë.

Ndërkohë nga ana tjetër, Policia e Shkodrës ka shoqëruar deri tani 8 persona në ambientet e komisariatit si dëshmitarë në vendin e ngjarjes dhe persona që kanë dijeni për këtë atentat. Në personat që janë shoqëruar nga Policia për të dhënë dëshmi, është edhe 25-vjeçari Alban Bruçi së bashku me të atin e tij.

Policia në një nga pistat e hetimit ka atë të hakmarrjes dhe për këtë arsye ka thirrur për të dëshmuar edhe Alban Bruçin, i cili i shpëtoi atentatit mbrëmjen e 25 gushtit.

Megjithatë, policia ka ngritur disa pista hetimi në lidhje më këtë ngjarje sepse nuk përjashtohen edhe pista të tjera hetimi pasi djali i tij ka qenë dy herë i ndaluar nga autoritetet ndërkohë që ka qenë i përfshirë në disa ngjarje në Shkodër.

BURIMI https:https://lajmifundit.al/category/aktualitet

Scroll to Top