Vrasja e biznesmenit Edmond Papa në Tiranë, autori ishte informuar, e qëlloi sapo u ul në lokal dhe iku në këmbë

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Zbulohen detaje të reja në lidhje me vrasjen e biznesmenit Edmond Papa, dje në zonën e Selitës, në Tiranë.

Burime për Report Tv pranë grupit hetimor bëjnë me dije se autori ka qenë i mirë informuar për lëvizjet e 49 vjeçarit.

Kamerat e sigurisë të zonës dhe jashtë lokalit ku ndodhi vrasja kanë fiksuar momentet kur autori ka qëndruar për disa minuta në këmbë pranë pallatit ku banonte vëllai 49 vjeçarit.

Pak minuta pasi ai ulet në lokal, autori futet i vetëm dhe e qëllon me 9 plumba pistolete të llojit Glok.

Prej andej largohet sërish i vetëm në këmbë nëpër rrugicat e zonës.

Edmond Papa kishte ardhur mesditën e të premtes bashkë me nënën e tij nga Saranda në Tiranë për të vizituar këtë të shtunë tek mjeku nënën e sëmurë.

Scroll to Top