Vrasja e biznesmenit në Tiranë me 9 plumba, pas atentatit autori u largua disa metra në këmbë dhe…

Jil
Jil
1 Min Read

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Pista kryesore ku po heton policia për vrasjen e 49-vjeçarit Edmond Papa, dyshohet se është ajo e hakmarrjes.

Ndërkohë Papa ishte pronar i një hoteli në Sarandë dhe gjithashtu bëhet me dije se ka qenë më parë i dënuar në Greqi për drogë.

Gazetari Igli Çelmeta tha se viktima është monitoruar gjatë gjithë ditës nga autorët dhe në momentin që është ulur në lokal është qëlluar me 9 plumba.

“Një person dyshohet se i është afruar pranë ambienteve të lokalit dhe i ka qëlluar me rreth 9 plumba 49-vjeçarit. Autori është larguar për disa metra në këmbë dhe një automjet e ka pritur në një rrugë kryesore dhe është larguar.

Grupi hetimor ka disa pista hetimi, por ende është në fazë paraprake”, tha gazetari Igli Çelmeta.

Kujtojmë se ngjarja ndodhi rreth orës 16.30, në rrugën “Fadil Bodinaku”, në Tiranë këtë të premte (16. 12.2022),/BW

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *