Vrasja e biznesmenit, verifikohen lidhjet me 2 ngjarje të tjera kriminale?

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Dy vrasje të regjistruara kohët e fundit, po verifikohen nga policia dhe prokuroria në kuadër të hetimeve që po zhvillohen për ekzekutimin e biznesmenit Edmond Papa.

Konkretisht bëhet fjalë për atentatin e 2 ditëve më parë në Greqi ku humbën jetën 2 shtetas shqiptar si dhe shpërthimin me tritol në Qershor të këtij viti që i mori jetën, Aleksandër Sadikajt.

Burime nga grupi hetimor i thanë Tv Klan, se ky dyshim i ngritur vjen për shkak të backgroundit që përfaqësonin viktimat si dhe njohjes që mësohet të kenë patur ata në të shkuarën.

Referuar informacioneve policore rezulton se Aleksandër Sadikaj dy ditë përpara krimit ka qenë në hotelin që kishte në pronësi biznesmenit 49-vjeçar në Sarandë.

Nisur nga këto të dhëna të https://www.jetoilumtur.al/wp-content/uploads/2010/08/triforce-wallpaper.jpgistruara deri tani për atentatin ndaj Edmond Papës,  policia dhe prokuroria ka dyshime se vrasja të ketë ardhur për shkak të trafikut të narkotikëve.

Deri në këtë fazë të hetimit, hetuesit ende nuk kanë arritur të identifikojnë autorin e krimit, por provat e https://www.jetoilumtur.al/wp-content/uploads/2010/08/triforce-wallpaper.jpgistruara dhe pamjet filmike kanë shtyrë ato të dalin në konkluzionin se ekzekutori ka qenë vrasës profesionist me pagesë.

Tv Klan

Scroll to Top