JiL.al - Jeto i Lumtur

Vrasja e Edmond Papës, Lala: Rezultonte kontakti i fundit në celularin e Sadikajt, janë dhe dy persona që…

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Mbrëmjen e sotme në emisionin “Opinion” në Tv Klan është diskutuar mbi vrasjen e Edmond Papës në 16 Dhjetor të vitit 2022.

E ftuar në studion e emisionit, gazetarja Klodiana Lala tha se këtë vrasje e lidh me atentatin e kryer ndaj Aleksandër Sadikajt te rrethrrotullimi i TEG-ut në Qershor të vitit të kaluar.

Lala theksoi se familja e Sadikajt kishte kryer asokohe një denoncim në Prokurori me dyshimin se Edmond Papa ishte i implikuar në krim. Ajo tha ndër të tjera se një nga të shpallurit në kërkim si bashkëpunëtor për ekzekutimin e Papës, Albano Velo dyshohet të ketë lidhje farefisnore me Sadikajn.https://www.youtube.com/embed/20kheal8Eew

Blendi Fevziu: Policia shqiptare kërkoi të dhëna për vrasjen me 3 viktima në Greqi. Por dje ka dalë për herë të parë personi që mbante nën vëzhgim Edmond Papën, Albano Velo. Ekzekutori u bë sot publik 44 vjeçari Andrew Bode. Ka lidhje midis dy vrasjeve?

Klodiana Lala: Vrasjen e tij e lidh me një vrasje të rrethrrotullimi i TEG-ut, atentati ndaj 27 vjeçarit Aleksandër Sadikaj që rezultonte se ishte pronar pasurish 5 milionë euro, rezultonte i skeduar. Familjarët e Aleksandër Sadikajt e kishin denoncuar pas ngjarjes Edmond Papajn si një nga personat e implikuar në atentatin mafioz. Ishte një ngjarje e rëndë nga mënyrë si u krye sepse ishte në mes të ditës, u rrezikua jeta e shumë qytetarëve, nuk la gjurmë dhe ishte ngjarje makabre. Në atë kohë familjarët e Sadikajt ju drejtuan Prokurorisë.

Blendi Fevziu: Pra vrasje për hakmarrje?

Klodiana Lala: Papaj ishte kontakti i fundit në celularin e Sadikajt, e kishin lënë të takoheshin diku te pjesa e TEG-ut, pak  më vonë ka ndodhur shpërthimi i telekomanduar. Janë dhe dy persona përve­ç Papajt që janë denoncuar nga familja e Sadikajt por nuk i bëj dot publikë. Absolutisht janë të lirë.

Edmond Papa, ditën që është vrarë ai ka dalë nga hoteli në Sarandë dhe është nisur që në orët e para të mëngjesit, ka marrë nënën në Fier dhe e ka sjellë të spitali, është kthyer te shtëpia e vëllait në Tiranë dhe në momentin që ka parë autorin e ka njohur personin sepse ka tentuar për ta goditur me sende që ka patur.

Blendi Fevziu: Po vrasësi çfarë lidhje ka pasur me Sadikajn?

Klodiana Lala: Nga hetimet e prokurorisë rezulton 9 plumba të gjuajtur. Albano Velo dhe Andrew Bode kanë pasur lidhje miqësore me Sadikajn, madje Velo edhe lidhje farefisnore. Autori ka hyrë nga njëra anë dhe ka dalë nga ana tjetër, ç’ka do të thotë se ishte një njohës i mirë i zonës./tvklan.al

Scroll to Top