JiL.al - Jeto i Lumtur

Vrasja e Erjon Xhenjes, shpallet në kërkim Bajram Çekorja si autor i dyshuar për ngjarjen

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Shpallet në kërkim Bajram Çekorja 24 vjeç, i dyshuar si autori kryesor i ngjarjes së ndodhur në datën 18 shtator, në Shkodër, ku mbeti i vrarë me armë zjarr i Erjon Xhenje.

Ekzekutorët e 19-vjeçarit erdhën në vendngjarje me motor, ndërsa mësohet se janë filmuar nga një kamera sigurie dhe ishin të maskuar dhe të veshur me të zeza.

Mbrëmjen e 18 shtatorit 2022, pasi lanë të vdekur me 5 plumba në trup 19 vjeçarin në mes të lokalit ku po qëndronte, autorët u larguan me shpejtësi në rrugica, dogjën mjetin me të cilin udhëtonin dhe humbën gjurmët.

Hetimet janë shtrirë në disa pista, me të cilave konfliktet e kushërinjve, dhe e dyta përfshirja e tij e mundshme në ngjarje.

“Nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, falë veprimeve të shpejta hetimore për zbardhjen e ngjarjes të ndodhur më datë 18.09.2022, në bulevardin “Bujar Bishanaku”, ku mbeti i vrarë me armë zjarri një 19-vjeçar, është identifikuar dhe shpallur në kërkim shtetasi B. Ç., 24 vjeç, banues në Shkodër, i dyshuar si autori kryesor i kësaj ngjarjeje. Nga veprimet hetimore dhe provat e grumbulluara dyshohet se shtetasi B. Ç., më datë 18.09.2022, rreth orës 20:10, në një lokal në bulevardin “Bujar Bishanaku” Shkodër, ka vrarë me armë zjarri shtetasin E. Xh., 19 vjeç, banues në lagjen “Guerile”, Shkodër. Gjatë kontrollit të territorit nga shërbimet e shumta të Policisë, në rrugën “Saçej”, në lagjen “Guerile”, është gjetur një motomjet i djegur plotësisht, si dhe 1 armë zjarri pistoletë, që dyshohet se janë përdorur në këtë ngjarje.” – njofton policia.

Po punohet për kapjen e shtetasit Bajram Çekorja, identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale “Vrasja me paramendim” e kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe e municionit”.

Scroll to Top