Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
Reperi i njohur, Getinjo, pas shumë reagimeve në lidhje me vrasjen e mbrëmshme të një 35-vjeçare shtatzënë nga ish-bashkëshorti në oborrin e maternitetit në Prishtinë, poston në Instastory qëndrimin e tij.
Këngëtari u shpreh se nuk duhet t’i fusin të gjithë burrat në një thes, por që duhet të dënohen njerëzit që bëjnë krime të tilla pa marrë parasysh gjininë.
Më tëj, Getinjo ka bërë thirrje të ndalojnë fjalimet e moralshme dhe postimet në rrjetet sociale,
Postimi i plotë i reperit:
“Çdo mal ka thi, mos na shtini krej burrave me nje thes! Keso raste ndodhin gjithkund ne bote,normal qe nuk duhet me ndodh,edhe ska arsyetim as nuk ka falje!
Po mos filozofoni tash qysh ja keni zanat.DENONI VEPRAT E KQIJA! DENOJ njerezit qe bejne krime te tilla pa marr parasysh gjinine.
NJERI eshte NJERI!Boll u bo mo me postime dhe me fjalime te moralshme dhe fjalime te zgjuara ehaaaaaaa perdit po vrasin perdit po perseriten! DENIMI bjen DISIPLINE!!!
U myten tu rrxu shpija e tu konfisku villa e tu mshel biznese neper Kosove tu mendu qe kshtu zhduket e keqja.Kaloni bukur populli jem!
Po me vjen inat qe 1 djal i ri si un me tattoo ne trup dhe pak i rebeluar po ju mson”.