Vrasja e Pjerin Xhuvanit, Prokuroria çon për gjykim 3 emra të njohur të botës së krimit

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Prokuroria e Elbasanit ka përfunduar hetimet për ngjarjen e rëndë që ndodhi vetëm pak ditë para zgjedhjeve të 25 prillit 2021.

Pjerin Xhuvani mbeti i vrarë në Elbasan pasi u qëllua me armë nga Arbër Paplekaj, shoqëruesi i kreut të listës së Partisë Demorkatike, Gazmend Bardhi.

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Prokuroria ka dërguar për gjykim dosjen e Arbër Paplekës për akuzën e vrasjes dhe dy zv.drejtorët e policisë Nikollaq Pallën, Albert Nushin dhe 6 policët e forcave ‘Shqiponja’ për shpërdorim detyre.

Ndërkohë hetimet vijojnë për Kelmend Xhaferin për akuzën e vrasjes për policin Riza Mujaj për shpërdorim detyre.

Prokurorët e çështjes Ritvan Suka dhe Platin Alicka kanë pushuar akuzat për armëmbajtje pa leje, tentativë vrasje të punonjësve të policisë, vjedhje me dhunë dhe heqje e paligjshme e lirisë për Arbër Paplekaj.

Gjithashtu, dhe pushojnë akuzën e heqjes së paligjshme të lirisë për të gjithë anëtarët e strukturës për mbrojtjen e votës, Arjan Hoxha, Erjon Demushi etj.…jetoilumtu.al/

 

 

burimi lajmifundit.al/

Scroll to Top