JiL.al - Jeto i Lumtur

Vrasja e shqiptarit me elektroshok nga policia britanike, Karamuço: Këto armë po përdoren nga…

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço ndërsa ishte I ftuar  ditën e sotme në “Zona Zero”, me gazetarin Thimi Samarxhiu  foli në lidhje me rastin e rëndë të vrasjes së një shqiptari në Britani.

Shqiptari 29-vjeçar, i identifikuar si Sali Byberi ka ndërruar jetë në mënyrë tragjike në Essex të Britanisë pasi një efektiv policie e ka neutralizuar me elektroshok, por kjo gjë solli humbjen e jetës së të riut shqiptar.

Eksperti Karamu­ço tregoi se familja e tij ka filluar procedurat për të hedhur në gjyq policinë britanike.

“55 vrasje  kanë ndodhur këtë vit në Britaninë e Madhe dhe këto raste kanë kaluar pa zhurmë.

Është kategorikisht e ndaluar që me këto armë të goditen ne zonën e gjoksit, se mund të sjellë atak kardiak, paraliza të ndryshme, etj.

Armët elektroshok janë pak vdekje prurëse, por jo vdekje prurëse.

Këto armë përdoren nga policia private, futen edhe në menyrë jo të ligjshme. Shumë të rinj i edhe këtu tek ne kanë filluar t’i përdorin. Përdorimi i këtyre armëve bëhet përmes një manuali që bëhet në tre javë.

Familja e të ndjerit po hedhin ne gjyq policinë britanike.

1 mijë armë kanë hyrë në mënyrë të çertifikuar në vend. Grabitësit kanë filluar t’i përdorin”, u shpreh Karamuço.

Kujtojmë se BBC shkruante se policia shkoi në lavazhin e makinave që kishte hapur i riu shqiptar në Britani të madhe, por Byberi kundërshtoi një nga efektivët. Për ta neutralizuar, polici përdori elektroshok duke i shkaktuar vdekjen.

Viktima ishte baba i tre fëmijëve, Akil tetë vjeç, Egilson gjashtë dhe Fabio, pesë vjeç. Familja e tij është në kërkim të drejtësisë dhe përmes avokatëve të tyre ata kanë treguar traumën që kanë pësuar që prej vdekjes së djalit të tyre.

Scroll to Top