JiL.al - Jeto i Lumtur

Vrasja e shqiptarit në Itali e rrethuar me mister, 2 pyetjet që po “mundojnë” hetuesit

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Për të gjetur vrasësin e Shefki Kurtit, 72-vjeçarit shqiptar që u gjet i copëtuar në Itali, hetuesit duhet t’i përgjigjen dy pyetjeve: Pse dhe ku u vra i moshuari?

Por gjithashtu ku e copëtoi vrasësi kufomën e 72-vjeçarit shqiptar të gjetur në Adigetto më 28 korrik.

Inspektimet e ekspertëve të mjekësisë ligjore vijojnë, ndërsa shtëpia e shqiptarit në Badia Polesine është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

 

Në banesën e cila ndodhte në via Ghirardini 78, sipas burimeve nga grupi hetimor, po kërkohen gjurmë gjaku.

Pas një kontrolli fillestar, ushtarët e Risit do të kthehen sërish për të bërë kontrolle të tjera.

Hetuesit po kërkojnë gjurmë gjaku pasi copëtimi i një trupi kërkon gjakderdhje të madhe. Është e pamundur që vrasësi të pastronte vendin e ngjarjes nëse trupi do të ishte copëtuar atje ku u gjetën gjymtyrët.

Duket se vrasja nuk është kryer nga një profesionist.

Kufoma e gjymtuar u gjet disa ditë pas zhdukjes së 71-vjeçarit më 24 korrik.

Vrasësi as nuk u përpoq të hiqte qafe pjesët më të dallueshme të viktimës, siç bëjnë zakonisht vrasësit me përvojë. Aq sa u gjet koka dhe dukej qartë edhe një tatuazh në lëkurën e të moshuarit, elementë që lejuan menjëherë të afërmit ta njihnin.

Megjithatë mbetet ende mister vendi i saktë ku është kryer një vrasje kaq e tmerrshme.

Sipas dëshmisë së fëmijëve, Alketa dhe Arben, Shefkiu nuk kishte armiq.

Por, sipas hetuesve italianë dikush, në realitet, duhet ta ketë urryer shumë Shefki Kurtin, deri në atë pikë sa ta vrasin pa mëshirë, duke bërë trupin copa-copa dhe më pas duke e hedhur në kanal me shpresën se nuk do të gjendej kurrë.…jetoilumtu.al/

 

 

 

 

 

 

burimi lajmifundit.al/

 

 

Scroll to Top