Policia Shkencore e Parmës ka zbarkuar në Rovigo, shtëpinë e Shefki Kurtit, 71-vjeçarit që u vra në mënyrë makabre në Itali.
Sipas asaj që shkruajnë mediat italiane, ata pritet që të zhvillojë disa hetime atje duke përdorur edhe teknologjinë e nevojshme të sofistikuar që mund të hedhë dritë mbi ngjarjen.
Deri më tani mbetet mister autori i kësaj ngjarje makabre, e cila tronditi të gjithë komunitetin ku banonte shqiptari.
Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
Hetuesit po mundohen të zbulojnë edhe detajin më të vogël, prandaj për këtë arsye u bëjnë thirrje të gjithë personave që mund të kenë informacion për viktimën t’ua tregojnë atë karabinierëve.
Trupi i 71-vjeçarit Kurti u gjet i copëtuar në një kanal në Rovigo.
Fillimisht autoritetet gjetën një këmbë, më pas trupin dhe kokën, krahët dhe në fund këmbën tjetër. Ata që e identifikuan se ishte Shefki Kurti ishin familjarët falë edhe një tatuazhi që ai kishte.
Shefki Kurti ishte me origjinë nga Durrësit, i martuar mbi 40 vite dhe baba i dy fëmijëve. Këta dy të fundit janë shprehur se babai i tyre nuk kishte armiq..jetoilumtu.al/
burimi lajmifundit.al/