Drejtoria e Krimeve të Rënda e Policisë së Kosovës dhe Policia e Prizrenit gjatë ditës së sotme kanë bastisur edhe tre lokacione të tjera lidhur me rastin e vrasjes së 31-vjeçarit nga Kukësi në një lokal në Prizren.
Zëdhënësi i Policisë së Prizrenit, toger Shaqir Bytyqi ka deklaruar se gjatë bastisjes janë gjetur një granatë dore dhe disa fishekë.
“Kanë vazhduar bastisjet në tri lokacione, derisa është bastis edhe lokali “Kobra City”. Gjatë këtyre bastisjeve janë sekuestruar disa sende dhe aparatura, që mund të përdoren si prova.
Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
Në njërën shtëpi të njërit nga të dyshuarit janë gjetur disa fishekë dhe një granatë dore. “Rasti është iniciuar si “Mbajtje apo posedim i paautorizuar i armëve”, tha Bytyqi.
Ndryshe, mëngjesin e së martës në Prizren, pas një përleshjeje të nisur në lokalin e natës “Kobra City”, nga të shtënat me armë zjarri një person mbeti i vrarë, kurse një tjetër është plagosur, të dy shtetas të Shqipërisë.
Sipas prokurorisë konflikti, nisi lidhur me pagesën e faturës së shpenzimeve.
Lidhur me rastin është arrestuar Dibran Hoxhaj, i njohur si “Kobra” dhe pesë të tjerë.
Ndërkaq, ndaj tyre është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh.
Lokali i natës në Prizren, ku nisi një përleshje e cila përfundoi me një të vdekur e një të plagosur, është mbyllur nga Drejtoria komunale e Inspektoratit.