Vrasja e ‘vjehrrit’ të Endrit Dokles/ Pjesë e hetimit të masakrës, ‘hasmëria’ me Vis Martinajn?

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Disa emra të botës të krimit janë kërkuar nga prokuroria që të merren në pyetje në lidhje me vrasjen e Brilant Martinajt, Dikler Vatës dhe Besmir Hoxhës.

Me shkresë të Drejtorit të Policisë së Shtetit, Gledis Nano kërkohet marrja në pyetje e Ramadan Rrahjës, nipi i deputetit të PS-së, Rraham Rrahja. Po ashtu kërkohet marrja në pyetje e dy miqve të tij, Alesio Dobrozit dhe Rohan Brahimit, Prendit.

Prokuroria ka kërkuar që të nxirret kartelë në sistemin TIMS për këta persona. Në pyetje kërkohet që të merret edhe Gentian Recit, nipi i ish-policit Xhelal Reçi, i ekzekutuar para një viti, ku dyshohej se autor ishte Brilant Martinaj. Ndërkohë, është kërkuar marrja në pyetje edhe e Indrit Dokle.

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Në përpjekje për të gjetur vrasësit e tre të rinjve Briland Martinaj, Besmir Hoxha dhe Diklen Vata grupi i hetimit ka hapur një seri ngjarjesh të ndodhura katër vitet e fundit, midis tyre edhe ekzekutimin e  ish-policit Xhelal Reçi, i vrarë nëntorin e 2021.

Por sikurse ky atentat i trefishtë i ndodhur në një rrugë kombëtare edhe atentate të tjera të karakterit mafioz vijojnë të mbeten të pazbardhura dhe pa autorë në qeli. Pavarësisht pistave të para dhe dyshimeve paraprake, policia vijon të shpresojë se do gjejë prova e më tej autorët.

Policia deklaron se është në pritje të disa provave të gjetura në mjetin autorëve të cilët mbas masakrës i vunë flakën duke braktisur edhe kallashnikovët prej të cilëve shtinë 31 plumba.

Dhe pavarësisht hakmarrjes së grupeve kriminale që vazhdojnë të marrin hak ndaj njëra-tjetrës me automjete të vjedhura dhe më tej me automjete që digjen duke lëne aty kallashnikove, edhe prokuroria e Lezhës dhe e Krujës nuk janë ende në gjendje të thonë nëse për krimet që ndodhen në këtë perimetër do t’i kalojnë për kompetence SPAK që gjithashtu ka kompetence të hetojë krimin e organizuar në vend.

Përplasja e Vis Martinaj me Endrit Doklen?

“Nuk doja të vrisja Endrit Doklen. I mora lekët Ervis Martinajt dhe nuk doja konflikt me të”. Është kjo një nga frazat e shkëputura në dëshminë e gjatë që Nurdin Dumani ka dhënë përpara hetuesve të SPAK, në lidhje me pagesën që kishte marrë nga Ervis Martinaj për të vrarë Endrit Doklen.

Motivet se përse Ervis Martinaj e do të vrarë Endrit Doklen janë mister, por vrasja e Xhelal Reçit në Laç dyshohet se ka lidhje pikërisht me këtë fakt, pasi vajza e viktimës është e fejuara e Indrit Dokles.

Bashkëpuntori i Dumanit, Henrik Goxhaj ka thënë në dëshminë e tij se: …Po kështu Nuredini më ka dhënë porosi për vrasjen e shtetasit Indrit Dokle. Kjo ka qenë rreth para një viti ku unë bisedoja shpesh me Nuredinin të cilin unë e njihja edhe me emrin Luli. Në një nga këto biseda që ne po kryenin në telefon ai më thotë do gjetur ku është Indrit Dokle dhe duhet të merrnin masa për ta bërë.

Çmimi ishte mbi 500.000 Euro pasi sipas Nuredinit personi nga i cili kishte marrë porosinë i kishte thënë kërko sa të duash, para i kishte lënë dorë të lirë tek çmimi. Gjithashtu, Nuredini kishte informacion se Indriti jetonte tek një vilë në kompleksin Rolling Hills. Po me makinë me qira kam shkuar deri tek TEG për të vënë re nëse mund ta shihja Indritin por nuk e kam parë.

Nga muhabete lart e poshtë kisha dëgjuar se Indriti lëvizte me një fuoristradë të blinduar Toyota. Në një nga këto lëvizje tek TEG unë e kam parë këtë makinë tek rrotondo që ndodhet tek diga e liqenit artificial afër kopshtit zoologjik. Thjesht e kam parë por nuk kam bërë asnjë ndjekje.

Ky objektiv nuk ishte i lehtë dhe kjo porosi ngeli vetëm me fjalë dhe nuk kam kryer asnjë veprim. Nga bisedat në celular me Nuredinin e kemi lënë pezull dhe kemi biseduar për gjëra të tjera. Nuk kisha dijeni se ku ndodhej Nuredini gjatë kësaj kohe që unë po kryeja verifikime për Indritin”.

Po kush është Endrit Dokle?

Endrit Dokle, anëtar i “Bandës së Durrësit”, ishte akuzuar së bashku me 16 persona të tjerë, si pjesë e bandës famëkeqe, ku disa prej tyre janë dënuar për vrasje, plagosje, atentate, rrëmbime, trafik droge e qenie njerëzore.

Ai ka drejtuar një prej fraksioneve të bandës dhe me Lulzim Berishën, njeriun që sipas Prokurorisë e krijoi atë, pati një armiqësi të hapur për vite me radhë, madje tentoi edhe ekzekutimin e tij.  E ashtuquajtura “banda kriminale”, me drejtues të përbashkët Lulzim Berishën dhe Klodian Saliun, funksiononte prej vitit 1994 në qytetin e Durrësit.

Si nisi procedura e lirimit të Dokles?

Në shtator të këtij viti, ‘kapoja’ e bandës së Durrësit ka bërë një kërkesë për ndryshimin e vendit të vuajtjes së dënimit. Pra nga një burg i sigurisë së lartë si ai i Fushë-Krujës, ai ka kërkuar që të shkojë në një burg të sigurisë së zakonshme. Kjo kërkesë është pranuar nga e njëjta gjyqtare.

“Vendosi pranimin e kërkesës së kërkuesit Endrit Dokle, ndryshimin e llojit të sigurisë së burgut për kërkuesin Endrit Dokle nga burg i sigurisë së lartë në një burg të sigurisë së zakonshme, ngarkohet drejtoria e përgjithshme e burgjeve Tirane për zbatimin e këtij vendimi, shpenzimet gjyqësore sikur janë bërë, kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në gjykatën e apelit Tiranë sipas ligjit duke filluar nga e nesërmja e shpalljes se këtij vendimi.

U shpall në Krujë me date 20.09.2019”, shkruhej në vendimin e shtatorit të 2019-ës.

AKUZAT që rëndojnë mbi të:

“Krijim të organizatës kriminale”, sipas nenit 333/1 të Kodit Penal. Kryerjen në kuadër të organizatës kriminale të veprave penale si më poshtë:

– “Vrasjes me paramendim”, kryer në bashkëpunim, në dëm të shtetasit Dritan Disha, ndodhur më datë 09.07.2000;

– “Vrasjes me paramendim”, kryer në bashkëpunim, në dëm të shtetasit Erion Lame, ndodhur më datë 14.01.2002;

– “Vrasjes me paramendim”, kryer në bashkëpunim, ngelur në tentativë, në dëm të shtetasit Lulëzim Berisha, ndodhur më datë 05.04.2005;

– “Vrasjes me paramendim”, kryer në bashkëpunim, ngelur në tentativë, në dëm të shtetasit Lulëzim Berisha, ndodhur më datë 05.05.2005;

– “Vrasjes me paramendim”, kryer në bashkëpunim, ngelur në tentativë, në dëm të shtetasit Lulëzim Berisha, ndodhur më datë 30.08.2005;

– “Vrasjes me paramendim”, kryer në bashkëpunim, ngelur në tentativë, në dëm të shtetasit Lulëzim Berisha, ndodhur në muajin gusht të vitit 2005;

– “Vrasjes me paramendim”, kryer në bashkëpunim, në dëm të shtetasit Avni Gashi, ndodhur më datë 12.05.2005, vepra penale këto sipas neneve 79/d e 334/2 të Kodit Penal.

– “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”, kryer në bashkëpunim, kryer në kuadër të organizatës kriminale, sipas neneve 109/1 -25 e 334/2 të Kodit Penal.

– “Moskallëzimit të krimit”, të kryer në kuadër të organizatës kriminale, sipas neneve 300 e 334/1 të Kodit Penal.

– “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake”, të kryera në kuadër të organizatës kriminale, sipas neneve

– “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake”, të kryera në kuadër të organizatës kriminale, sipas neneve 278/4 e 334/2 të Kodit..jetoilumtu.al/ Penal.

Scroll to Top