Vrasja për 30 mijë euro, identifikohet autori i ekzekutimit të shqiptarit në Itali (EMRAT).

Jil
Jil
2 Min Read

Është arrestuar autori i dyshuar i vrasjes së 40-vjeçarit shqiptar nga Kosova, Nexhat Rama, trupi i të cilit u gjet i djegur brenda një makine Range Rover rreth 3 ditë më parë në Këln të Breshias në Itali.

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Mediat italiane bëjnë se në pranga është vënë shtetasi Davide Cristiano Mossali, i cili punonte mekanik. Ai u arrestua pas zbulimit të tabulateve telefonik duke rindërtuar kontaktet, por edhe duke këqyrur pamjet e kamerave pranë shtëpisë së viktimës.

Cristiano Mossali aktualisht ndodhet në paraburgim, nën hetim për vrasje me paramendim, shkatërrim kufome dhe armëmbajtjes pa leje.

Mekaniku kishte marrë një borxh prej 30 mijë eurosh nga Rama dhe për shkak të interesave të fajdeve shuma kishte për të shlyer ishte rritur në mënyrë eksponenciale, ndaj ai e kishte gjetur veten në vështirësi.

Pamundësia për të shlyer borxhin dhe këmbëngulja e 40-vjeçarit për t’i kthyer lekët së bashku me interesin, raportohet se shtynë Davide Cristiano Mossali të hartonte një plan për të dalë nga situata e vështirë.

Sipas hetimeve paraprake, ai e ka qëlluar për vdekje me armë Ramën dhe më pas e ka futur në bagazhin e Range Rover-it që viktima i kishte huazuar vëllait të tij. Më pas ka braktisur mjetin mes vreshtave dhe misrit në Këln.

Hetuesit prej pasdites së të hënës ishte vendosur për të identifikuar autorin e vrasjes./VoxNews

BURIMI https:https://lajmifundit.al/category/aktualitet

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *