Vrasja për fajdet/ Mbyllet hetimi për vrasjen e Ruzhdi Hoxhës, detaje…

Jil
Jil
2 Min Read

Ndonëse pretendon se kreu një hetim të imtësishëm prokuroria e Tiranës nuk mundi dot të zbulojë se për çfarë motivesh i akuzuari për vrasjen e Ruzhdi Hoxhës e rrëmbeu biznesmenin tetorin e 2021 dhe më pas e masakroi deri në vdekje pas Malit të Dajtit.

Duke u qëndruar të njëjtave gjetje të policisë prokuroria thotë se kundër Fredi Rrushit ka prova të mjaftueshme që do t’ja rëndojnë pozitën.

Ai u dorëzua në gjykatë për tre akuza; vrasje me paramendim, armëmbajtje dhe asgjësim kufome.

.

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar kët

Por në dosjen e prokurorisë nuk përfshihen akuzat për kultivimin e kanabisit të zbuluar në zonën e malit të Dajtit dhe që sipas punëtorëve të kapur në flagrancë ishin punësuar nga Fredi Rrushi.

Zhdukja e biznesmenit u denoncua nga i biri  dhe për orë të tëra ai ishte parë nën shoqërinë e vrasësit i cili pak ditë mbas krimit u shoqërua për tu marrë në pyetje, por aty u zbulua se ndërkohë ishte i kërkuar nga Italia, dhe sakaq askush nuk e kishte arrestuar

Biznesmeni u gjet i pajetë në zonën e qafë mollës , 17 ditë pasi kishte festuar me miqtë e tij, mes të cilëve ishte edhe Fredi Rrushi , i cili përgjatë një viti hetime ka heshtur./topchannel

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *