JiL.al - Jeto i Lumtur

Vrau bashkëshortin, papagalli nxjerr ‘zbuluar’ fajtoren, merret vendimi (Foto)

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Martin Duram u vra në shtëpinë e tij në SHBA në maj 2015, pasi u qëllua pesë herë me një pistorletë kalibër 22. Guaja e tij Glenna u gjet bashkë me të, e gjallë po e plagosur me një plumb arme zjarri, për çka prokurorët thanë më vonë se ishte një tentativë e dështuar vetëvrasjeje. 

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Fqinji i tyre ishte shqetësuar që nuk dëgjonte më nga çifti që jetonin bashkë prej 11 vitesh, teksa dëshmonte në gjykatë duke thënë se fliste gati përditë me ta.

 Rrjedhimisht ai kishte hyrë në shtëpi ku kishte gjetur dy trupat në dyshemenë e dhomës së gjumit, fillimisht duke besuar se ishin të dy të vdekur, para se të vinin autoritetet deh të zbulonin se Glenna ende merrte frymë.

Rreshter Gary Wilson, i cili kontrolloi pulsin e Glenna-s, tha në gjykatë se kur ai e preku gruaja hapi sytë dhe lëvizi trupin, duke i thënë: “Çfarë po bën?”

Ndërsa ish-gruaja e Martin Duram, Christina Keller, thotë se pas vrasjes papagalli i cciftit Bud, përsëriste fjalët “Mos qëllo, mos qëllo!” në një ton të ngjashëm me atë të viktimës Martin Duram. Fillimisht komentet e Bud të përdorura nga prokuroria si provë, nuk u morën parasysh.

Por përditshmja Detroit News shkruante se policia zbuloi se çifti kishin probleme financiare para tragjedisë, të cilat ishin përkeqësuar nga nëj zakon bixhozi i Glenna. Hetuesit kishin gjetur dhe armën e krimit, një pistoletë Ruger Single-Six, nën krevat. Por kishte dhe diçka tjetër që do të rezultonte provë e rëndësishme: papagalli i shtëpisë.

“Ishte një rast i vështirë, mendoj se ai ka thënë fjalët e fundit të viktimës,” tha Keller. “Ishin të tmerrshme por unë besoj se ato fjalë vinin nga ajo natë”.

Në raportin e policisë thuhej se ajo dhe fqinjët kishin këshilluar autoritetet të flisnin me zogun. “E di që dukej qesharake por Bud është shumë inteligjent dhe ai ka qenë dëshmitar”, tha ish-bashkeshortja e viktimes.

 Idea e dhënë për policinë nga papagalli i ndihmoi ata të hetonin dhe të zbulonin provat për fajësinë e Glenna, e cila po kryen aktualisht dënimin në burgun e grave në Huron Valley, Michigan. Në 2019, kërkesa e Glenna për një rigjykim u refuzua nga gjykata e apelit.

Scroll to Top