Vrau fqinjin për gërvishtjen e makinës, dënohet me 18 vite burg autori (EMRI)

Jil
Jil
1 Min Read

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar kët

Gjykata e Shkallës së parë të Elbasanit ka dënuar me 18 vite burg, Leonard Bashaliun, i cili akuzohet për vrasjen e Ylber Xhahysës pas një konflikti për makinën.

Bashaliu akuzohet për veprat penale “Vrasjes me paramendim”, “Prishje e qetësisë publike” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

I dënuari u arrestua menjëherë pas kësaj ngjarje të rëndë ndërsa që prej qershorit 2021 ai ka qenë nën masën e arrestit me burg.

Ngjarja ndodhi më 8 qershor 2021 në fshatin Gjoçaj të Peqinit.

Autori dhe viktima kanë qenë të përfshirë në një konflikt 5 vite më parë, pasi Xhahysa i ka gërvishtur makinën Bashaliut.

Viktima dhe autori u konfliktuan fillimisht verbalisht, por që më pas degradoi edhe në përdorimin e dhunës, ku ata e goditën njëri-tjetrin me karrige e gota.

Më pas Leonard Bashalliu ka nxjerrë armën duke qëlluar mbi Ylber Xhahysën dhe duke e lënë atë të vdekur.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *