JiL.al - Jeto i Lumtur

Vrau fqinjin për gjakmarrje, Florjani bën pikturën në burg ‘duke përqafuar të atin’

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Më 24 janar të këtij viti Florjan Përvathi ekzekutoi me armë zjarri fqinjin e tij 65-vjeçar Lek Lekgjonaj.

17-vjeçari e kreu vrasjen për të marrë hakun e babait që i ishte vrarë nga vëllai i viktimës në vitin 2009 pas një konflikti.

Florjani pas vendimit të dhënë nga Gjykata është dërguar në burgun e minorenve në Kavajë për të vuajtur dënimin e tij.

Florjani kishte talent për pikturë. Ai ka bërë një pikturë murale në oborrin e burgut ku shfaqet duke përqafuar të atin, që e la vetëm 4 vjeç ditën kur u vra nga fqinji.

Jeta e 17-vjeçarit ka kaluar në sfida të mëdha deri ditën ku dhe kreu aktin e rëndë.

Një përqafim i munguar dhe një jetë e vështirë në një vend të vogël që akoma ekziston gjakmarrja i prenë jetën në mes një adoleshenti që nuk do të jetë më kurrë i njëjti.

 

….jetoilumtu.al/

Scroll to Top