Vrau Jurgen Dukën për radhën në supermarket, Gjykata e Tiranës i kthen prokurorisë dosjen e policit

Jil
Jil
2 Min Read

Gjykata e Penale e Tiranës i ka kthyer prokurorisë dosjen e ish-policit Arbër Sula, i cili vrau me armë zjarri në një market në orët e para të mëngjesit të 14 dhjetorit 2021, Jurgen Dukën, për të ndryshuar kualifikimin e veprës penale.

Prokurori Petri Hysi erdhi në gjykatë me akuzën e “vrasjes në kushtet e tronditjes së rëndë psikike”, ndërsa në vlerësim të gjykatës akuza duhet të jetë “vrasje për cilësi të veçanta”.

I pandehuri kishte kërkuar gjykim të shkurtuar, që nuk i është pranuar nga gjykata, ndërsa pritet që prokuroria të tërheq dosjen dhe të vij me një akuzë të re.

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar kët

Ish-agjenti i krimeve me detyrë në Dibër, qëlloi me armë zjarri për vdekje 29-vjeçarin në konfliktin e nisur për radhën e pagesës në market në rrugën ‘Irfan Tomini’.

Fillimisht Duka mbeti i plagosur ndërsa ndërroi jetë në spitalin e Traumës në Tiranë pasi plumbi e preku në zemër. Arbër Sula ishte në arrati për më shumë se dy muaj, teksa u vetëdorëzua në polici në 1 mars të këtij viti.

Jurgen Duka nuk ishte një emër i panjohur për policinë pasi rezultoi me precedent të mëparshëm kriminal.

Rasti më i fundit, në vitin 2020 ai u arrestua së bashku me Elison Hysenbelli në kuadër të operacionit anti-drogë mes Italisë dhe Shqipërisë, të koduar ‘Riviera’ dhe do ekstradohej drejt vendit fqinj për t’u gjykuar.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *