Vrau kuksianin në lokalin e natës në Prizren, avokati i “Kobrës” jep deklaratën: Arma për burra është, sherri…

Jil
Jil
2 Min Read

Avokati i Dibran Hoxhës, i njohur si “Kobra”, i riu që vrau

Sipas mediave të Kosovës, mbajtjen e armës nga “Kobra”, avokati mbrojtës i tij, Nexhat Elshani, e arsyeton duke thënë se arma është për burra.

“Po mirë, është një thënie megjithatë popullore se arma është për burra edhe mbajtësi ose bartësi i armës paraprakisht e di që ka përgjegjësi dhe në momentin kur t’i zihet sigurisht se edhe përgjigjet dhe është përgjigjur”, është shprehur ai.

Por në një deklaratë të mëvonshme, avokati u shpreh se deklarata që ai bëri, ishte deklarata e klientit të tij, pra e “Kobrës”.

“Sherri bohet se aty ka femra. Jo dashnorja ime, jo pse e nguce. Kështu mes veti përplasë. Femrat hiç s’bëjnë sherr. Mos mi interpretoni keq deklaratat e mia”, shtoi avokati.

Kujtojmë se “Kobra” ishte dënuar për “armëmbajtje pa leje” në vitin 2009 me 1 mijë euro gjobë. Tre vjet pas, në vitin 2012, në aktgjykimin e dytë, gjykata nuk e kishte rritur dënimin e dytë meqë vepra penale po përsëritej, përkundrazi gjoba ishte ulur në 850 euro.

“Kobra” edhe një vit më pas, të tretën herë më 2013 ishte dënuar me gjobë për armëmbajtje pa leje, por kjo për gjykatësit kishte shërbyer sërish ta ulin vlerën e gjobës, tashmë në 800 euro.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *