Vrau me thikë 52-vjeçarin që kishte lidhje me gruan e tij, arrestohet shqiptari në Itali

Jil
Jil
1 Min Read

Një shqiptar ka rënë në prangat e policisë në Itali, pasi vrau me thikë 52-vjeçarin Nazzareno Paolo Teti në Romë në zonën via Borghesiana. Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme.

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Shqiptari 47-vjeçar dyshohet se ka goditur në qafë viktimën e cila po qëndronte në rrugë dhe më pas ka ikur.

Motivi i krimit gjendet në marrëdhënien sentimentale që kishte krijuar mes bashkëshortes së shqiptarit dhe viktimës.

“Hetimet, të kryera menjëherë pas faktit nga ekipi celular i Romës, falë ndihmës së kamerave video dhe dëshmive të drejtpërdrejta, të vërtetuara nga lloje të ndryshme hetimesh dhe gjetjesh, çuan në identifikimin e autorit të dyshuar, në një kohë shumë të shkurtër”, sqarohet nga policia.

I dyshuari është vënë në gjurmë në një parking dhe është arrestuar thuajse në mënyrë flagrante.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *