Luizi ka folur ditën e sotme në spektaklin e madh të ‘Big Brother VIP’ mbi sëmundjen e rëndë nga e cila vuan.
Kujtojmë se vetëm një ditë më parë ai i ka rrëfyer Kiarës se vuante nga një tumor, i cili i është përhapur në të gjithë trupin dhe në gusht do të shkojë të shtrohet në spital, në Bergamo për të nisur kurimin.
“Unë këtë histori e kam ndarë me Kiarën sepse është i vetmi njeri që e besoj dhe e di që çfarëdo që të them këshilla e saj është më e mira për mua dhe për të mirën tonë.
E ndjej shumë afër.
Nuk ka lidhje me mua kjo. Kjo nuk është historia ime dhe nuk jam i sëmurë me tumor. Është historia e një shoku.
Vjen një moment që… njeriu duhet të flasë edhe për gjëra që janë jashtë. Nuk e di pse doli në vetë të parë ajo.
Unë jam këtu për të ndihmuar atë aq sa kam mundësi sepse nuk i ka mundësitë ekonomike, ai ka qenë i vetmi që më ka mbështetur dhe e di që më shikon çdo sekond.”- tha Luizi në spektakël.