Xhacka: Po përgatisim dërgimin e kufirit detar me Greqinë në Hagë

Jil
Jil
1 Min Read

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, ka thene se do të vijojë puna me Greqinë për arritjen e një kompromisi për pyetjet që do t’i shkojnë Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë mbi kufizimin e zonave detare.

Me Greqinë do të vijojë mbajtja e takimeve teknike për një marrëveshje potenciale për mbrojtjen spociale dhe pensionet.

Do të vijojë puna për negociatat me Greqinë për arritjen e një kompromisi mbi pyetjet që do t’i shkojnë Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

“Do të thellohet bashkëpunimi me Maqedoninë e Veriut, sidomos puna e përbashkët për korridorin 8.

Kjo do të thotë se përtej bashkëpunimit dypalësh, do të ketë një dialog të përforcuar për korridorin 8 edhe me Bullgarinë dhe me Italinë.

Me Italinë do të nxitet fillimi i zbatimit të marrëveshjes për pensionet.

Po planifikojmë aktivitete të përbashkëta me rastin e 100-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike me Turqinë”- tha ministrja Olta Xhaçka.

Xhacka mbajti një konferencë për mediat në kryeministri këtë të shtunë, ku bëri një analizë të punës vjetore për vitin 2022 si dhe objektivat për vitin 2023.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *