Me idenë e Stresit, sonte në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova është festuar “ditëlindja” e Atdheut, ndërsa të gjithë banorët bashkë kanë ngre dolli në shenjë respekti, dh e jo vetëm.
Xhuli nuk ishte ndër ata që shijoi vetëm dollinë sepse për këtë datë që në fakt nuk është dita e vërtetë kur Atdheu ka lindur, ajo kishte përgatitur një ëmbëlsirë.
E pasi të gjithë thanë urimet e tyre, radha i erdhi edhe Stresit që të tregojë që në fakt e gjithë ngjarja ishte vetëm një ‘prank’ i tij.
“Tash po ta uroj unë. Urime Atdhe dhe e gëzofshi ‘prankun’”, ka thënë Stresi.
Për më shumë detaje, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.