JiL.al - Jeto i Lumtur

Zahiri Paolo Coelho

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Zahiri ;  Paolo Coelho fragment

“Jo. Çdo gjë ka ndryshuar.”

Do të doja të isha më i qartë, t’i thoja se doja ta takoja sërish Esterin, të dija se ku ndodhej. Në momentin e duhur, do të merrja një tren, një avion, ose çdo lloj mjeti tjetër transporti, vetëm për të qenë pranë saj. Por kjo do të thoshte ta humbisja gruan që po më rrinte pranë në ato momente, që pranonte çdo gjë dhe mundohej të më dëshmonte se sa i rëndësishëm isha për të.
Një sjellje tepër e ulët.Më erdhi turp nga vetja, por kështu ishte jeta – dhe, në një farë mënyre, që nuk dija ta shpjegoja, edhe une e doja Marien.
Mbeta i heshtur, pasi gjithmonë kisha besuar në disa sinjale dhe, duke kujtuar momentet e heshtjes që kisha kaluar pranë gruas sime, e dija që – me ose pa zëra, me ose pa shpjegime – ora e takimit të ri nuk kishte ardhur ende. Më shumë se në bisedat tona, duhet të përqëndrohesha në heshtjen tonë, sepse ajo ma kishte dhënë atë liri të plotë që më shërbente për të kuptuar si po shkonin vërtet punët deri ne çastin kur nisën të mos funksiononin më.
Maria po më shikonte. A mund të vazhdoja të isha jo i drejtë me një njeri që më kushtonte veten e saj? Fillova të mos ndihem rehat, por e kisha të pamundur t’i tregoja çdo gjë, vetëm nëse…Vetëm nëse gjeja një mënyrë jo të drejtëpërdrejtë për t’ia thënë atë që ndieja.
“Marie, le të përfytyrojmë dy zjarrfikës që futen në një pyll për të fikur një zjarr të vogël. Në fund, kur dalin dhe i afrohen bregut të një përroi, njëri prej tyre e ka fytyrën të mbuluar me hi, ndërsa tjetri është krejt i pastër. Desha të të pyes: ‘Cili nga të dy do ta laje fytyren?’”
“Kjo është një pyetje e marrë: sigurisht, ai që e ka bërë pis me hi.”

Paolo Coelho

Jeto I Lumtur.al

Scroll to Top