Zbardhen detaje të reja nga krimi i dyfishtë në Gramsh, autori jep dëshmi kontradiktore

Jil
Jil
2 Min Read

Janë zbardhur detaje të reja nga krimi I dyfishtë që tronditi opinion publin, pasditen e së premtes në Gramsh.

Dyshohet se, 80-vjeçari, Xhevit Sinani që vrau me sëpatë në oborrin e banesës së tij bashkëshorten dhe më pas edhe vëllanë, duket se vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Ky dyshim i grupit hetimor vjen edhe pas deklaratave që i moshuari ka dhënë në polici, të cilat siç mësohet kanë qenë tejet kontradiktore.

Burimet bëjnë me dije se fillimisht, Xhevit Sinani është shprehur se nuk mban mend asgjë e më pas ka thënë se nuk di çfarë ka bërë. Madje i moshuari është shprehur se gruaja dhe vëllai i tij janë ende gjallë dhe nuk e kupton arsyen e ndalimit.

Këto përgjigje të 80-vjeçarit kanë shtyrë hetuesit të mendojnë se këto çrregullime mendore kanë shryrë atë drejt krimit makabër.

Problemet e autorit i ka konfirmuar dhe mjekja e fshatit Tervol të Gramshit, që ka deklaruar se Xhevit Sinani trajtohej me medikamente.

80-vjeçari, tashmë i arrestuar kishte vetëm pak ditë që ishte kthyer në Gramsh pasi së bashku me bashkëshorten e tij, Zeqinenë 74 vjeçe kishin qenë tek fëmijët në emigracion. Ndërsa vëllai i autorit, 73 vjeçari, Shaqiri Sinani jetonte i vetëm.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *