JiL.al - Jeto i Lumtur

Zbardhet dosja e punonjësve të burgut të Fierit

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Nga dhënia e aministisë, vlerësime fiktive sjelljes, dorëzimi i dokumentave të rreme në gjykatë dhe dhënie ditësh, ulje dënimi shtesë me argumentim se kanë punuar, janë disa nga shkeljet ligjore që janë konstatuar nga hetimit i Shërbimit të Kontollit të Brendshëm të Burgjeve.

Relacioni ju dërgua Prokurorisë së Tiranës e cila e dorëzoi në gjykatë dukë kërkuar masën “arrest në shtëpi” për 18 punonjës të burgut të Fierit, kërkuar nga prokurori Bledar Valikaj.

Shkelja e parë ka të bëjë me medikamentet e skaduara në ambientet e regjimit të brendshëm në IEVP Fier, të cilat nuk janë nxjerrë jashtë farmacisë së institucionit dhe të depozitohen në magazinën e caktuar për mbetjet spitalore.

Po ashtu në dosje thuhet se ka mungesë medikamentesh të evidentuar nga sektori shëndetësor, për të cilat nuk dihet se ku ndodhen. Në bazë të hetimit janë konstuar ,19 raste vlerësime sjellje për ulje dënimi janë pasqyruar fakte dhe rrethana të rreme në lidhje me procesin e rehabilitimit e të dënuarve.

Nga hetimi rezulton që kanë përfituar ulje të dënimit edhe personazhe të rrezikshëm të botës së krimit si Viktor Ymeri,  Genis (Gentjan) Mëhillaj dhe Taulant Balliu. Për këtë raste në dosje thuhet se kanë pasur dijeni edhe drejtuesit e burgut të Fierit.  Nga hetimi janë konstatuar se kanë përfituar liri me kusht 6 persona ku dokumentacioni i dorëzuar në Gjykatën e Fierit nuk ka qenë i saktë.  28 të dënuarve u janë dhënë ditë pune në mënyrë fiktive, nëpërmjet falsifikimit të dokumenteve. 

Në dosjen e prokurorisë thuhet se Viktor Imeri ka perfunduar 1 vit amnisti nga burgu i Fierit në bazë të ligjit 22/2014 për amnistinë,  në atë kohë IEVP Fier nuk ka ekzistuar si institucion, pasi burgu është hapur për herë të parë në vitin 2015 dhe Imeri është arrestuar në vitin 2016. 

Po ashtu një tjerët parregullsi ka të bëjë me subjektin tregtar që ushton aktiviteti brenda burgut të Fierit.

Në dosje thuhet se subjektit nuk i është vendosur matësi i energjisë elektike dhe se ai ka paguar disa fatuar afrofe. Relacioni dëmi që i është shkaktuar buxhetit të shtetit llogaritet nga 13-15 milion Lekë.

Klan News

Scroll to Top