
Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
Zenaldo Mamaqi, 32 vjeç është arrestuar nga policia e Durrësit në kuadër të operacionit ‘Porositësi’.
Ai akuzohet për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve luftarake dhe e municionit”, në formën e grupit të strukturuar kriminal.
Me arrestimin e tij, ka shkuar në 15 numri i personave të vënë në pranga pasi vellëzërit Beqiraj zbërthyen disa ngjarje të rënda kriminale
Operacioni policor “Porositësi” u finalizua nga DVP Durrës, më 4 Tetor 2022 dhe rezultoi me zbardhjen e një sërë ngjarjesh të rënda kriminale, vënien në pranga të 14 persona dhe shpalljen në kërkim të 5 të tjerëve.
E gjitha nisi pas dëshmive të vëllezërve Beqiraj të cilët treguan para policisë se për të kryer disa ngjarje kriminale janë paguar nga 50 mijë deri në 150 mijë Euro nga Kasandër Noga.
Policia e Durrësit thotë se po vijon intensivisht punën për kapjen e persona të shpallur në kërkim.