Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
Vrasja e Arben Mërkurit, Manecit, u bë për hakmarrje. Këtë e ka pranuar Indrit Beqiraj, dëshmia e të cilit në “Uniko”, ai tregoi se Kevin nuk ia dinte emrin shënjestrës dhe e përmendte gjithmonë si “Ben Maneci”.
Për vrasjen e Manecit do të paguheshin 150 mijë euro, ndërsa armën e kanë gjetur tek personi Armando Daka. Këtij të fundit i kishte thënë se do vritej Maneci.
“Ai kishte dhë një person që na infromonte në zonë për lëvizjet e Benit, të cilit mesa kam dijeni ky personi është larguar jashtë vendit. Nuk e di se ku është personi që e porositi këtë vrasje dhe sipas Kevit, Arbeni dyshohej për vrasje të një të afërmi të këtij personi dhe nga intersimi jonë në internet rezultonte një vrasje në plazh në muajt qershor-korrik të vitit 2021, dyshuam se ky ishin personi që mund të ishte kushëriri i porositësit,”-tha ndër të tjera Beqiraj, por nuk përmendi asnjë emër.
DËSHMIA E PLOTË E INDRIT BEQIRAJT
Kur vjen Kevi nga Kroacia më tregon që kishte marrë një punë tjetër për të vrarë Arbën Mërkurin, por nuk ia dinte emrin dhe i thoshte Ben Maneci. Kemi shkuar disa herë në Sukth me makina të marra me qira Arlind B., i cili m’i sillte pasi komunikoja në telefon me punëtorin e tij, një qeros dhe që ma sillte makinën ku e doja unë, me një qira prej 20 eurosh.
Kevi vinte nga Tiranë dhe takoheshim në Durrës tek lokal Fontana, përballë trnit që e https://www.jetoilumtur.al/wp-content/uploads/2010/08/triforce-wallpaper.jpgistron një grua me emrin D. dhe pastaj do të lëviznim drejt Sukthit për të parë se ku do të ishte vendi më i mirë që të prisnim Benin që ta vrisnim. Shkonim të tre, unë vëllai im dhe Kevi dhe shkonim në Sukth dhe na ishte thënë që Beni shkonte dhe rrinte në një lokal në Sallmone që e kishin disa nga Veriu me qira, në zonën e Katund Sukthin.
Kur kemi shkuar në fakt nuk e kemi gjetur dhe gjatë rrugës që shkonim na thonin që ai lëvizi. Kjo situatë është muajin nëntor të vitit 2021. Në bisedë me Kevin ai na kishte thënë që për këtë vrasje do të paguheshin 150 mijë euro dhe këto do të na jepneshin pas pune. Personi i interesuar komunikonte me aplikacionin Sinjal me Kevin dhe nga e folura i patëm vendosur pseudonimin “Katunari” dhe dyshohej se ishte i zonës. Ai kishte dhë një person që na infromonte në zonë për lëvizjet e Benit, të cilit mesa kam dijeni ky personi është larguar jashtë vendit.
Nuk e di se ku është personi që e porositi këtë vrasje dhe sipas Kevit, Arbeni dyshohej për vrasje të një të afërmi të këtij personi dhe nga intersimi jonë në internet rezultonte një vrasje në plazh në muajt qershor-korrik të vitit 2021, dyshuam se ky ishin personi që mund të ishte kushëriri i porositësit. Pra kërkuan që unë të qëlloja ndaj Benit me pistoletë, por unë refuzova që të qëlloja dhe kërkova që të më gjente një armë automatik.
Nuk ma gjetën automatikun dhe e kam gjetur vetë tek personi Armando Daka, banor në Durrës, në zonën e Plazhit, të cilit ia kam marrë për i dhënë asnjë para, i kam thënë që më duhet për një punë, ku në fakt unë i kam thënë që do qëlloja Manecit. Armën automatik e mora dhe e kam çuar në shtëpi.
Nuk kishte shënjestër se tyta ishte e prerë. Unë nuk qëlloja dot nga motorti dhe doja makina. Më siguruan një makinë me targa suedeze, numrat e targës nuk ia mbaj mend. Ishte e ardhur nga Kosova për punë. Këtë makinë na e ka lënë një djalë i panjohur dhe që Kevin fliste në telefon me këta persona që gjetën makinën.
Kam ardhur së bashku me vëllanë dhe Kevin në Tiranë, ku fjetëm tek banesa e Kevit e marrë me qira tek Vilat Gjermane, në një pallat dhe të nesërmen morëm makinën në Sauk, në një rrugë që të çon tek TEG-u, diku tek ato mbikalimet. E morëm makinën dhe Kevin hipi shofer tek kjo makinë dhe ne lëvizmin më para me makinën që Kevi kishte marrë me qira, duke i treguar me telefon gjatë gjithë kohës Kevit se ku mund të kishte policë.
E dërguam makinën në Durrës dhe e parkuam jashtë Pallatit të Sportit, tek parku sportiv tek pallati që ndërtohet në rrugë. I hoqëm targat dhe e lamë aty. Kevin mori çelësin e makinës me vete. Jemi takuar me Kevin ku ai fillimisht shprehu gatishmërinë që të vinte me ne si shofer për të realizuar punën, pastaj u tërhoq dhe më tha mua gjej shofer. Nuk gjeta shofer dhe nuk e ralizova punën e në këto kushte një ditë Kevin vjen dhe merr makinën pa më lajmëruar mua.
E kam telefonuar për makinë dhe më thonë që e kam marrë unë me dy shokë. Pretendoi se ia ktheu të zotit mbrapsht. Unë e kisha punën e Manecit për ta realizuar deri më 31.12.2021 dhe gjatë kësaj kohe.
Kam parë vetëm djalin e tij që blinte ilaçe në farmaci. Kevini më pyeti disa herë në telefon se çfarë bëhej andej nga ajo puna, por i kam thënë që nuk e kam arë dhe nuk po e kap dot. Më ka thnë që ishte nga Burreli duke festuar Vitin e ri.
Dëshmia e Beqirajt vjen pas arrestimit të 3 tetorit. Në fakt e gjitha i faturohet një rastësie, ku dy vëllezërit ishin nisur për atentat ndaj Landi Muharremit i njohur si “Rrumi”. Por në rrugë e sipër ata u përplasën me njerëzit e Rrumit, që morën peng për disa orë Indrit Beqirajn.
Në dosje nuk thuhet shkaku i pengmarrjes dhe sherrit mes tyre, por përmes këtij rrëfimi nis gjithçka dhe vëllezërit vetëofrohen si të penduar duke zbërthyer të gjithë grupin kriminal ku ishin pjesë dhe nga i cili kishin marrë porosi për të paktën katër vrasje në Tiranë dhe Durrës. Pasi kanë parë Policinë, ata janë detyruar të lënë të lirë Beqirajn dhe më pas ky konflikt ka sjellë edhe rrëfimin e dy vëllezëve, 32 dhe 38 vjeç. Bashkë me ta, Policia arrestoi edhe 13 persona të tjerë.
Grupi akuzohen për grup të strukturuar kriminal ndërsa akuzohen për dy vrasje dhe 3 atentate. Ata akuzohen për vrasjen e Erion çelës, i cili u ngatërrua dhe ishte shënjestra e gabuar pasi Kevin Zeneli kërkonte të vriste Geron Hasanbelliun. Më pas, ata akuzohen se vranë në bashkëpunim Arben Mërkurin alias Maneci, pasi kishin marrë porosi nga Kasandër Noga.
Kumbari kryesor i operacionit është Kasandër Noga që ndodhet në burg në Belgjikë. Noga ka një hasmëri me Erion Hasanbelliut që nis që prej viteve 2000 e kulmoi me masakrën e Sanatoriumit. Pjesë e grupit janë edhe një oficer policie burgjesh, Flamur Bejko që iu dha 3500 euro për vrasjen e Saimir Zotkajt dhe një personi tjetër të identifikuar si I.H./klantv