ZBULOHET I DASHURI SEKRET I KIARA TITOS, DJALI I BIZNESMENIT TË NJOHUR DURRSAK

Jil
Jil
2 Min Read

Konkurrentja nga Lushnja, Kiara Tito, është bërë personazh në shtëpine Big Brother Vip 2. Jo më tepër për atë ç’ka përfaqëson, sesa për ngacmimet e Luiz Ejllit ndaj saj.

Mirëpo Kiara është përpjekur ta mbajë gjithmonë larg këngëtarin shkodran, shkruan ‘TiranaWeb’. Mjaftoi loja e këtij të fundit për ‘sëmundjen’ që Kiara t’i bënte daljen përfundimtare.

Por pavarësisht asaj që shohim në ekran në emër të lojës, ditën e enjte ka qenë gazetarja Desara Karaiskaj që ka reaguar për sjelljen e Kiara Titos.

Sipas Karaiskajt, “ajo e ka mendjen tek ai që ka përjashtë”.

Por kush është i dashuri i Kiara Titos, ai që ka përjashtë dhe që kanë një lidhje dashurore? Burime për ‘TiranaWeb’ bëjnë me dije se bëhet fjalë për Roni Kokën (Renald Koka), djalin e biznesmenit Leonard (Nari) Koka. Roni më parë ka punuar në Kabinetin e Kryeministrit Edi Rama, deri në momentin kur xhaxhai i tij Lefter Koka u arrestua.

Çifti ka një lidhje në harmoni të plotë dhe serioze, edhe pse i kanë shmangur postimet publike së bashku.

Po të njëjtat burime konfirmojnë se Kiara Tito ka lidhje familjare me eksponentë të rëndëndësishëm të Partisë Socialiste në Lushnje. Më saktë, burri i tezes së saj është deputeti Bujar Çela.korrieri

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *