Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
Finalizohet nga Komisariati i Policisë Krujë, operacioni policor i koduar “Kubikët”.
Evidentohet dhe goditet një rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike në ambiente të hapura, vihet në pranga 1 shtetas.
Gjenden në tokën në pronësi të këtij shtetasi, 300 bimë të dyshuara narkotike kanabis, të vendosura në kubikë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë, në vijim të kontrollit të territorit, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të tentativës për kultivim të bimëve narkotike, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Kubikët”, në kuadër të të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi:
-A. B., 69 vjeç, banues në Krujë, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, pasi, gjatë kontrollit të territorit, në lagjen Abaze, Krujë, në një sipërfaqe toke në pronësi të 69-vjeçarit, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, 300 bimë të dyshuara narkotike kanabis, të vendosura në kubikë.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme…jetoilumtu.al/
burimi lajmifundit.al/